Muaji i Ramazanit

Jemi në prag të fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është i veçantë për muslimanët e gjithë botës dhe është i dalluar nga 11 muajt e tjerë të vitit. Kënaqësia e këtij muaji është e pa përshkrueshme për ata që e kanë përjetuar dhe që do ta përjetojnë. Kënaqësia e parë është; Syfyri.

Syfyri ka vlerë të veçantë në këtë muaj, zgjimi nga gjumi dhe ngrënia ushqim në atë kohë, është një vepër me të cilën Zoti i madhëruar vlerëson besimtarin. Muhamedi a.s. në lidhje me syfyrin ka thënë: “Zgjohuni në syfyr sepse në të ka bereqet”. Pas syfyrit, e kemi Iftarin. Gjithashtu edhe Iftari e ka rëndësinë e vet në këtë muaj të bekuar. Pas agjërimit shumë orësh që bëjnë muslimanët, në Iftar lejohet ngrënia dhe pirja. Në momentet kur afrohet Iftari, tek Zoti pranohet çdo lutje që i drejtohet besimtari, lutje për të varfrit, lutje për të sëmurët dhe lutje te Zoti për të na falur gjynahet tona.

Të gjithë ata të cilët kanë humbur Ramazanet e kaluara pa agjëruar, e kanë mundësin që këtë Ramazan të pendohen, të agjërojnë dhe të kërkojnë falje tek i plotfuqishmi për vitet e kaluara që nuk ka pasur mundësi të agjëroj për arsye të ndryshme. Këshilla ime për të gjithë ata besimtarë që do të agjërojnë; të jenë më tolerant me të tjerët, të tregojnë më shumë harmoni nëpër familjet e tyre dhe ta përjetojnë Ramazanin me shpirt dhe zemër ashtu siç na ka mësuar Zoti. Ata të cilët nuk do të agjërojnë, mos i ofendoni dhe shani, nuk na mëson kështu Islami por të lutemi që edhe ata të udhëzohen dhe ta kuptojnë peshën dhe vlerën e këtij muaj të bekuar e këtij mysafiri që na vjen njëherë në vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button