8 paraqitje që nuk duhet t’i zgjidhni kurrë kur të shkoni në një dasëm!

Të jesh i ftuar në një dasëm nuk është vetëm kënaqësi. Stresi i veshjes shpesh herë ‘shkatërron’ atmosferën e fazës parapërgatitore, pasi ka një sërë faktorësh që na vënë para një presioni të caktuar. Çfarë të veshim këtë herë?!

Edhe pse vajzat mbartin stresin më të madh, edhe djemtë nuk mbeten prapa në këtë drejtim. Dasma ka një kod veshje të caktuar, brenda së cilit duhet të eksperimentosh me stilin  dhe tendencat e reja. Jo gjithçka është e përshtatshme për një event të tillë, ndërsa disa veshje të caktuara duken thjesht si zhvlerësim ndaj protagonistëve të festës, shkruan Bordo.al.

Por, cilat janë paraqitjet që nuk duhet t’i zgjedhim kurrë? Sa herë të merrni një ftesë për dasëm, duhet të keni parasysh këto 8 sugjerime!

1. Mos vishni të bardhë
2. Mos merrni triko me vete
3. Thuajini ‘jo’ xhinsit
4. Mos vishni kurrë të shkurtra, edhe nëse temperatura shënon mbi 40 gradë!
5. Mos i ekspozoni shpatullat nëse bëhet fjalë për një event serioz ose fetar
6. Mos vishni pantallona me xhepa të theksuar dhe gjatësi treçerekëshe
7. Nëse ka një kod veshje të parapërcaktuar, mos i dilni kundër
8. Të rrjepurat dhe vrimat janë mëse të papërshtatshme në një dasëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button