Shkodër, në pranga kreu i Komunës Rrethinë

Policia e Shkodrës prangosi ditën e premte kryetarin e Komunës Rrethinë, 38-vjeçarin Kleves Muja.

Muja u prangos për llogari të drejtësisë italiane. Ai akuzohet nga autoritetet e vendit fqinj për trafik me lëndë narkotike.

Emri i drejtuesit të lartë lokal në Komunën e Rrethinës në Shkodër mësohet se është dorëzuar në listën me dhjetra emra që drejtësia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare. Pjesa më e madhe e të kërkuarve akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni apo vjedhje.

Kleves Muja është zyrtari i dytë i pushtetit lokal që kërkohet nga drejtësia italiane. Emri i parë i bërë publik ishte ai i Fatmir Kajollit, anëtar republikan i Këshilllit të Qarkut në Fier. Ndaj Kajollit ka dy vendime të gjykatave italiane, një vendim me 24 vjet burg dhe një tjetër me 16 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button