Një adoleshent në Bjellorusi dënohet me 22 vjet burgim

Një adoleshent në Bjellorusi i cili po vuan dënimin prej 15 vjetësh burg për vrasjen e një gruaje me sharrë elektrike në një qendër tregtare, po ashtu është dënuar me 22 vjet burgim për një rast të tentim-vrasjes, transmeton REL. 

Një gjykatë rajonale ka thënë se Uladzislau Kazakevich është shpallur fajtor pasi ka tentuar që të vras rojet e burgut, në qytetin Shklaou.

Gjykata ka njoftuar se në këtë dënim të ri do të inkuadrohet edhe dënimi paraprak për vrasje, prandaj Kazakevich do të qëndrojë në burg për 22 vjet.

Prindërit e të dënuarit thonë se ai vuan nga probleme mendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button