Maqedoni, është formuar rrjeti për turizëm inovativ

Në kuadër të projektit për fuqizimin e turizmit inovativ “STEP”, sot është mbajtur konferenca e parë e rrjetit të zgjerimit dhe përparimit të qasjes koordinuese deri te tregu strategjik për eksport të sipërmarrëse turistike dhe për përmirësim të komunikimit dhe bashkëpunimit, njofton Portalb.mk.

Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, agjenci shtetërore të pushteti lokal dhe qendror, oda ekonomike, start-ues, qytetarë, organizata qytetarësh dhe media.

Në konferencën e parë u shqyrtuan aktivitetet të cilat do të dërgojnë deri tek arritja e rezultateve të projektit, dhe u prezantuan përvojat pozitive të disa ndërmarrjeve, të cilat do të jenë nxitje për anëtarë të tjerë potencial. Të gjithë pjesëmarrësit janë përgatitur që të jenë aktiv në rrjet, e ndërkaq nesër, në Elbasan, do të mbahet edhe seanca e parë konstituive.

Ndryshe, projekti do të zgjatë 27 muaj dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve turistike dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit në vend, rajon dhe më gjerë, zgjerimin dhe avancimin e qasjes strategjike të koordinuar deri te tregjet e reja specifike nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive të reja, por edhe përshpejtimit të rritjes dhe stimulimit për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Metamorfozis” me projekt për zhvillimin e turizmit të Tetovës dhe Elbasanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button