Hapet ambasada amerikane në Kuds

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tel Aviv është zhvendosur në Kudsin e pushtuar me anë të një ceremonie, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni morën pjesë presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, kryeministri Binjamin Netanyahu, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, John Sullivan, sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, dhëndri dhe këshilltari i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe vajza e presidentit amerikan Ivanka Trump, si dhe katër senatorë republikanë.

Gjatë ceremonisë, vëmendje tërhoqi mospjesëmarrja e asnjë senatori nga demorkatët. Në ceremoni morën pjesë ambasadorë ose diplomatë të 32 vendeve, prej gjithësej 86 të ftuarve.

Presidenti Trump në video-mesazhin e tij të përgatitur me rastin e hapjes së ambasadës, theksoi se Kudsin e njeh si kryeqytet që nga krijimi i Izraelit. “Izraeli, ashtu si çdo shtet i pavarur, posedon të drejtën për të vendosur kryeqytetin e vet”, tha Trump.

– Theks të veçantë në mbrojtjen e status-kuosë ekzistuese të vendeve të shenjta

“Kryeqyteti i Izraelit është Kudsi”, tha presidenti amerikan, duke potencuar se janë të angazhuar në mbrojtjen e status kuosë ekzistuese të vendeve të shenjta në Kuds, këtu duke përfshirë edhe Mesxhid-i Aksanë.

Trump gjithashtu tha se janë për një paqe të përhershme mes Palestinës dhe Izraelit. “SHBA-të vazhdojnë të jenë besnike për të siguruar paqe të përhershme”, u shpreh Trump.

– Policia izraelite intervenoi ndaj protestuesve palestinezë

Gjatë ceremonisë së hapjes së ambasadës amerikane në Kuds, palestinezët organizuan një protestë në afërsi të ambasadës.

Policia izraelite intervenoi me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj protestueve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button