Ermal Meta reagon pas vlerësimit që iu dha Eugent Bushpepës në Eurovision

Në edicionin e këtij vitit të këngës evropiane morën pjesë tre shqiptarë, Eugent Bushpepa që përfaqësonte Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Foureira që përfaqësonte Qipron.

Në listën e shteteve që zhgënjyen në vlerësimin e pikëve nuk kishte si të mos mungonte Gjermania, Zvicra, Maqedonia po ashtu edhe shteti fqinj Italia, ku dha 0 pikë për Eugentin.

E për këtë, kishte reaguar edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta i cili përfaqësonte italianët në Eurovision.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë mbresëlënës”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter, duke kritikuar vendin që përfaqësonte për mosvlerësim të Shqipërisë.

Evrovizioni 2018, Eugent Bushpepa shkëlqen në Arenën Altice (VIDEO)

Në Evrovizionin 2018 fitues shpallet Izraeli: më 2019-n do të këndohet në Jerusalem (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button