BE sanksionon pesë persona për lidhje me Rusinë

Pesë persona, që ishin përfshirë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse të mbajtura më 18 mars, në territorin e aneksuar ukrainas të Krimesë, janë futur në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

BE ka vendosur një sërë sanksionesh pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014, transmeton REL.

Shtetet anëtare të bllokut kanë vendosur kufizime të udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve të pesë individëve që kanë pasur pozita në Komisionin Zgjedhor në Krime, gjë të cilën BE-ja e konsideron si “mënyrë aktive të mbështetjes dhe zbatimit të politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Vendimi i sotëm, bën që numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar nga BE-ka mbi konfliktin në Ukrainë të arrijë në 155 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button