Turqia renditet e treta për numrin e plazheve me “flamur të kaltër”

Turqia me 459 plazhet e saj të certifikuara me “flamur të kaltër”, aktualisht renditet e treta në mesin e gjithsej 50 shteteve të cilat ndodhen në listë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria për Ambient dhe Urbanizm, njoftoi të hënën se Turqia në vitin 2002 kishte 140 plazhe që gëzonin këtë epitet, ndërkohë që të dhënat e Fondacionit për Edukim Ambientalist (FEE) me seli në Kopenhagen, flasin se vendi i është bashkuar programit në vitin 1994 me vetëm 12 plazhe me “flamur të kaltër”.

“Flamuri i kaltër”, është një markë ekskluzive ekologjike, të cilën FEE ua ndanë plazheve dhe porteve të cilët përmbushin kriteret, ndër të cilët cilësia e ujit, edukimi dhe informimi ambientalist, menaxhimi ambientalist dhe siguria.

Programi ndërkombëtar aktualisht zbatohet në 50 shtete të botës, kryesisht evropiane, përfshirë shtetet Afrika e Jugut, Maroku, Tunizia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Karaibet.

Sipas kësaj liste, Turqia ka 22 porte me “Flamur të kaltër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button