Drejtoria Doganore dhe BSP nënshkruan protokoll për kalim më të shpejtë të mallrave në Tabanoc dhe Bogorodicë

Drejtoirët e Drejtorisë Doganore dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP), Gjoko Tanasoski dhe Llazo Velkovski, në prani të ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikollovski, sot nënshkruan protokoll të ri për rregullimin e procedurave për kalim mallrave si dhe materieve të rrezikshme në sistemin e ri kompjuterik transit dhe të kamionëve të zbrazët në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, njofton Portalb.mk.

Ky protokoll, ashtu siç tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovksi, është e rëndësisë së veçantë për eksportin e prodhimeve ushqimore të Maqedonisë.

“Protokolli i ri, të cilin sot e nënshkroi Drejtoria Doganore dhe Byroja për Siguri Publike është e rëndësishme për eksportuesit nga sektori i bujqësisë pasi që mundëson korridor të lirë 24 orësh për lëvizjet prioritare të mallrave të gjalla në gjendje të freskët, për çka më herët ka pasur kohë të caktuar. Në këtë mënyrë, lehtësohet ndjeshëm dhe përshpejtohet kalimi i mallrave, që është e rëndësishme për prodhimet ushqimore të Maqedonisë që në kohë të arrijnë në tregjet e huaja”, ka theksuar ministri Nikollovski.

Protokolli i ri, njëkohësisht do të kontribuojë edhe që të mënjanohen pritjet e gjata në pikat kufitare dhe të sigurohet kalim i shpejtë dhe i sigurt i mallrave të jalla në këto dy pikat kufitare.

Protokolli është përpunuar në bazë të memorandumin për mirëkuptim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button