Dy djem nga Tetova e kanë pranuar fajin se kanë kryer vjedhje nëpër kisha

Një djalë 22-vjeçar dhe një tjetër 17-vjeçar e kanë pranuar fajin se kanë bërë vjedhje të rëndë në kisha në territorin e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 22-vjeçari me iniciale Xh.M dhe djaloshi tjetër 17-vjeçar kanë qenë në stacionin policor për diskutim dhe atje e kanë pranuar fajin se gjatë një muaji kanë kryer gjashtë vjedhje të rënda.

“Ato vjedhjet i kanë bërë me hapjen me dhunë të dyerve hyrëse, me thyerjen e dritareve dhe brenda kanë marrë para në shumë prej mbi 6.000 denarë si dhe kanë shkaktuar dëm material”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç njofton MPB, është ngritur kundërvajtje përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP