Ambasada e Maqedonisë në Budapest është shenjtëruar kundër fantazmave, për shkak ndërtimit të keq mund të rrënohet

Ambasada e Maqedonisë në Budapest, për të cilën Ministria e Punëve të Jashtme MPJ tha se është bërë keqpërdorim gjatë blerjes, është shenjtëruar nga priftërinjtë dhe me kryq ortodoks rus në mure, për t’u mbrojtur nga fantazmat, njofton Portalb.mk.

Ambasada Budapest, kryqi ortodoks rus

Në vitin 2007, MPJ ka blerë ndërtesë në Budapest për Ambasadën në Hungari. Po,r Maqedonia nuk ka mundur që të vendoset në ndërtesën për ambasadë për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e tokës. Për shkak të rrezikut nga rrëzimi, nëpër media në vitin 2011 është shkruar se në këtë ndërtesë ka pasur fantazma.

Ashtu siç publikoi sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski në konferencë për shtyp gjatë javës së kaluar, objekti në Budapest është në rrezik që të rrëzohet dhe mundet që t’u shkaktojë dëm edhe fqinjëve.

“Ndërtimi jo-kualitativ i mbindërtimit të shitësit ka sjellë deri në paraqitjen e rrëshqitjes së tokës. Kjo ka shkaktuar që të largohen të gjithë nga objekti i cili është i shkatërruar dhe i papërdorshëm. Kështu, Republika e Maqedonisë për ambasadë dhe rezidencë nga vitit 2011m e deri sot paguan qira për ambasadë nga 2.300 euro në muaj dhe për rezidencë 1.800 euro edhe pse shtëpia është blerë për 1.070.000 euro, në të cilën do të duhej të banojnë të punësuarit në ambasadë”, tha Dimovski.

Ambasada është hapur në prani të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe është organizuar solemnitet i madh në të cilën ka pasur edhe priftërinj, të cilët kanë vizutar kryqe ortodokse ruse gatë shenjtërimit të ambasadës. Kryqet janë vizatuar në mure, që të shërbejnë si mbrojtje nga fantazmat.

Ambasador i atëhershëm në Budapest, Dargo Angellov, rezidenca e të cilit ka qenë në të njëjtin objekt, ashtu siç kanë shkruar mediat në prill të vitit 2011, ka thënë se sytë nuk i ka mbyllur disa muaj, pasi që ka menduar se në ndërtesë ka fantazma, pasi që ndërtesa ka bërë zhurmë dhe dritat vetë janë ndezur dhe fikur. Por, më pas ka dalë se nuk ka pasur fantazma, por ka pasur problem me instalimin elektrik dhe mykjen.

Ambasada është blerë në kohën kur me MPJ-në e Maqedonisë ka udhëhequr Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE i cili ka qenë në funksion prej 26 gushtit të vitit 2006 deri më 14 korrik të vitit 2011.

Foto nga objekti i ambasadës:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP