Juventusi tejkalon vetveten! Mrekullia e shtatë mbërrin edhe matematikisht

Ajo që pritej që pas hapit fals të Napolit ndaj Torinos, ndodhi. Juventusi u shpall kampion i Serisë A edhe matematikisht.

Bardhezinjëve u duhej vetëm një pikë për të arritur tek titulli i shtatë radhazi dhe aq morën në kryendeshjen e javës së parafundit të Serisë A, transmeton TCH.

Në Olimpico, ndeshja mes Romës dhe Juventusit prodhoi gjithçka. Prodhoi emocione, kartonë, polemika e raste, por jo gola.

Roma siguroi nga ana tjetër pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por festa u takon e gjitha bardhezinjëve.

Juventusi tejkaloi vetveten dhe ngre kështu titullin e shtatë radhazi në kampionatin italian, si askush tjetër më parë dhe realizon dopietën e katërt po në katër sezonet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP