Së shpejti mbahet Samiti i NATO-s, Maqedonia ende nuk ka zgjidhur pengesën më të madhe

Po afrohet data për mbajtjen e Samitit të NATO-s i cili është paraparë në muajin korrik, ndërkaq Maqedonia ende është në fazën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, problem ky i cili pengoi vendin që nga 1999 që të merr ftesën për anëtarësimin në Aleancën.

Ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk, se edhe nëse Maqedonia nuk merr ftesë për anëtarësim  gjatë Samitit, nuk duhet të humbet optimizmi.

“Tani jemi në fazën e optimizmit sa i përket eurointegrimeve dhe kjo që nuk duhet humbur edhe nëse nuk marrim ftesë për anëtarësim në Samitin i cili do të mbahet në korrik të këtij viti, sepse ftesa mund të jepet edhe jashtë samitit. Disa herë në vit Ambasadorët e NATO-s mblidhen dhe diskutojnë për çështje të ndryshme dhe në këto takime mund të diskutohet edhe mundësia për marrjen e ftesës dhe kjo mund të ndodh edhe pasi të kalon Samiti. Andaj shpresoj që optimizmi mos të humbet dhe të vazhdohet në rrugën e eurointegrimeve dhe zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë”, tha për Portalb, Ruzhin.

LEXO: Stoltenberg: Dera e NATO-s ngelet e hapur për Maqedoninë, të zgjidhet çështja e emrit

LEXO: Zhbogar: Shpresoj të zgjidhet çështja e emrit deri në samitin e NATO-s

Ai shtoi se ka ende punë për tu bërë dhe se Maqedonia duhet të fokusohet në reformat.

“Duhet të punohet mjaft shumë sidomos në reformat e brendshme të vendit. Sepse ato janë dera kyçe drejt eurointegrimeve”, shtoi Ruzhin.

LEXO: Ja çfarë ka biseduar kryeministri Zaev me kryediplomatin grek Koxias (FOTO+VIDEO) 

LEXO: Osmani në takim me Koxiasin: Pres që ndërtimi i besimit të rezultojë me mbylljen e çështjeve të hapura

Drejtuesi i Qendrës për Studime të Sigurisë, Selim Ibrahimi thotë për Portalb.mk se ka gjasa që Shkupi dhe Athina të pajtohet rreth një “marrëveshje të brendshme” ku në fakt Maqedonisë do ti hiqej stërkëmbëza dhe paralelisht do të hapej procesi negocuies me BE dhe NATO-n

“Optimizmi është në rritje në Maqedoni për sa i përket eurointegrimeve dhe kjo po ndodhë kur Maqedonia ende nuk është anëtare e NATO-s ose  e BE-së. Ajo që duhet parë është nevoja që qeveria e Zaevit ta menaxhojë opinionin publik në kandër të nevojave ditore dhe pritëshmërive nga rezultati i bisedimeve në mes dy palëve. Sipas dinamikës ka gjasa që Shkupi dhe Athina të pajtohet rreth një “marrëveshje të brendshme” ku në fakt Maqedonisë do ti hiqej stërkëmbëza dhe paralelisht do të hapej procesi negocuies me BE dhe NATO-n. Skenari më pozitiv është ky dhe besoj se palët duhet të punojnë në drejtim të krijimit të mekanizmave se si të implementohen marrëveshjet që do të dalin nga bisedimet e fundit në Sofje”, thotë për Portalb, Ibrahimi.

LEXO: Çështja e emrit, versionet e papranueshme për shqiptarët

LEXO: Koxias shoqërohet me protesta: të mos ndryshohet emri i Maqedonisë 

Ai shtoi se në rast se nuk do të këtë fare lëvizje në drejtimit të NATO-s dhe BE-së është që Maqedonia ta forcojë kohezion ndëretnik, reformat në gjyqësi dhe përpjekje maksimale për një ekonomi stabile.

“Skenari i dytë ,në rast se nuk do të këtë fare lëvizje në drejtimit të NATO-s dhe BE-së është që Maqedonia ta forcojë kohezion ndëretnik, reformat në gjyqësi dhe përpjekje maksimale për një ekonomi stabile. Ndërrimin e emrit duhet parë si një proces afatgjatë dhe këtu qeveria duhet ta njoftojë opinionin pas takimit të Sofjes. Për skenarin e tretë janë të interesuara sidomos faktorët jashtë Ballkanit sidomos Rusia e cila nëpërmes mjeteve hibride tenton të përhapë dezinformata dhe të krijojë atmosferë negative kundër Perëndimit”, shtoi Ibrahimi.

Ndryshe, me 17 maj në Sofje do të takohen kryeministrat të Maqedonisë dhe Greqisë, për të vazhduar bisedimet për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në prill deklaroi se kur publiku të dëgjojë paralajmërimin për takimin e ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ajo do të thotë se ka gjasa që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button