Nikoliç mbajti takim urgjent në lidhje me Kosovën

Presidenti i Serbisë mbajti një takim në të cilin kanë marrë pjesë kryeministri aktual serb Mirko Cvetkoviç, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac, ministrja e Drejtësisë Snezana Maloviç dhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç.

Sipas informatave jozyrtare, takimi kishte të bënte me situatën në veri të Kosovës. Pjesëmarrësit e takimit kanë dalë pak pas orës 12:30 nga ndërtesa e Presidencës së Serbisë, por nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button