Pas Eurovisionit, e Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta do të performojnë në Tiranë

Të shtunën mbrëma në skenën e Altice Arena u ngjitën tre shqiptarë, Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira.

Genti e përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall” dhe pas votave të jurisë dhe publikut zuri vendin e 11-të në renditjen e përgjithshme.

 

Ermali dhe kolegu i tij, Fabrizio Moro, e përfaqësuan Italinë me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” duke arritur të renditeshin në vend të pestë.

Ndërkohë që përfaqësuesja e Qipros, Eleni, ishte shumë pranë të triumfonte, por në fund fitorja shkoi për Izraelin, kurse ajo u desh të kënaqej me vendin e dytë.

 Pas suksesit të arritur në skenën ndërkombëtare, Meta dhe Bushpepa do të performojnë para publikut shqiptar në Tiranë.

Ka kohë që Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e kanë konfirmuar performancën e tyre.

Ndërsa edhe pata finales së Eurovisionit, Veliaj u kishte uruar sukses dy këngëtarëve dhe kishte thënë se mezi priste t’i shihte në Tiranë.

“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin Skënderbej. Ju presim”, ka shkruar kreu i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP