Vuçiq: Praktikisht i kemi rënë vulë zarfit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk frikohet nga çfarëdo lloj sanksioni që Perëndimi mund t’i vë përgjatë procesit të zgjidhjes së çështjes me Kosovën.

Ai ka thënë se më shume e shqetëson zvarritja e problemeve  – që për të janë largimi i serbëve dhe lindjet e pakta, shkruan Kontaktplus, përcjell Klan Kosova.

Vuçiq ka përmendur se për krejt situatën me Kosovën fajtore është edhe politika e Serbisë dhe disa lëvizje të tyre, që thekson se “Praktikisht Serbia e ka vënë vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës”.

Në lidhje me atë se mos ka informacione për sanksionet që kanë të bëjnë me marrëveshjen për Kosovën, apo ka ndonjë dokument nga Uashingtoni, Vuçiq është përgjigjur: “Nuk mund të ketë sanksione, këtë mund ta them. Nuk është se kam parë ndonjë dokument. Kam dëgjuar që disa ofrojnë si pjesë të parimeve të tyre, diçka gjysmë të anuluar, por kjo s’është diçka e re”.

“Po flas në publik, pra hapur para të gjithëve”.

“Në vitin 1999, 2004 dhe 2008 kur Kosova e shpalli pavarësinë, disa ishin në Rumani, në vend se të ndërmerrnin hapat e duhur, disa fshiheshin dhe më pas ndodhën lëvizjet katastrofave në vitet 2010-2011, ku dhe vumë vulën mbi kurorën e pavarësisë së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP