Mediat greke fajësojnë Shqipërinë për vendin e dytë të Eleni Foureria!

Këngëtarja Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, u rendit në vendin e dytë.

Me një këngë ritmike dhe performancë të shkëlqyer, Eleni ishte shumë pranë fitores. Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta, transmeton Express.

Dhe pikërisht për këtë fakt, mediat greke duket se janë të pakënaqura. Shtypi grek, në unison kritikon Shqipërinë që nuk i dha 12 pikë të plota Eleni Foureiras, që mund të kishin ndikuar në fitoren e saj. Pavarësisht se ato 2 pikë më shumë, nuk do ta ngjisnin në vendin e parë.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Në të njëjtën linjë janë edhe mediat e tjera të vendit fqinj. Eleni Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare, jeton prej vitesh në Greqi ku ka zhvilluar karrierën e saj. Kësaj radhe ajo përfaqësoi Qipron duke zënë vendin e dytë.
Ndërkohë, Shqipëria i dha pikë të plota Italisë së Ermal Metës që u rendit në vendin e pestë, kurse nga ana tjetër vet Italia i dha 0 pikë Shqipërisë që përfaqësohej nga Eugent Bushpepa, i cili zuri vendin e 11-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP