Aktivitet kulturor në Tetovë: Fëmijë, dituria gjendet në libra jo në tablet

Në një ndër lagjet më të mëdha të qytetit të Tetovës e njohur si Lagjja e Vardarit, shoqata kulturore “I-dea” në bashkëpunim me banorët e kësaj lagjeje dje organizuan eveniment kulturor për fëmijët, njofton Portalb.mk.

Ky eveniment u organizua në bulevardin e kësaj lagjeje “Klikova” i cili është i ndërtuar po nga e njëjta shoqatë.

Ky aktivitet kishte për qëllim të ndikojë në opinionin e fëmijëve se dituria gjendet në libra dhe të thyejë varshmërinë e virusit aktual në shoqëri “Tablet”.

Nga shoqata e lartpërmendur u shpërndanë libra për fëmijë, ndërkaq studentet e fakultetit të Filologjisë, Kaltrina Sadiku dhe Ibadete Gafuri recituan poezi dhe treguan përralla.

Banorët shprehen të kënaqur nga ky organizim dhe presin organizime tjera të kësaj natyre.

“Ky organizim nuk dëshmon vetëm kulturën e qytetarëve të Tetovës, por të të gjithë kombit tonë. E falënderojmë shoqatën kulturore Idea për këtë organizim, aktivitetet e kësaj natyre i përshëndesim dhe i përkrahim të gjithë”-shtoi Denis Miftari – banorë i kësaj lagjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP