Osmani: Filluan përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nëpërmjet një video i ka përshëndetur përpjekjet e Kosovës për mbarimin e autostradës prej 55 kilometrave që çon drejt pikës kufitare Bllacë me Republikën e  Maqedonisë dhe kumtoi se kanë filluar punët përgatitore për projektimin dhe realizimin edhe të pjesës sonë të autostradës nga Shkupi drejt Bllacës e cila është me gjatësi prej 13 kilometrave, njofton Portalb.mk.

“Sekretariati për Çështje Evropiane tanimë ka siguruar 1.3 milionë euro për projektimin dhe studimin e terrenit për realizim të pjesës së sonë të autostradës dhe grupet teknike tanimë janë në terren. Për këtë projekt strategjik shumë është folur në të kaluarën, por për shkak të shumë arsyeve, përfshirë edhe ato politike, disi ishte lënë në harresë”, ka deklaruar Osmani.

Ai shtoi se autostradat janë arterie të rëndësishme për zhvillimin e një shteti, por kur afrojnë dy shtete fqinje bëhen “ura të miqësive mes njerëzve”.

Ndryshe, Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit që lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe me të cilën duhet të lidhet edhe autostrada Shkup-Bllacë kap shumën e rreth 600 milionë euro dhe po ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash. Momentalisht përmes aksit rrugor Kosovë-Maqedoni brenda ditës kalojnë mbi 5000 automjete ndërkaq, importi i mallrave nga Maqedonia në Kosovë në vitin e kaluar ka qenë mbi 150 milionë euro, ndërsa, eksporti nga Kosova në Maqedoni ka qenë mbi 35 milionë euro. Kjo atuostradë shihet edhe si alternativë e vetme e lidhjes së Maqedonisë me autostradën Rruga e Arbrit që lidhë Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button