Arrestohet pedofil i moshuar nga Ohri

Dy vajza ishin viktima të një pedofili 60 vjeçarë nga Ohri, i cili kënaqi epshet e tij seksuale para fëmijëve. Ai dje është arrestuar, ndërsa gjykatësi hetues i caktoi 30 ditë paraburgim. Nga policia mori aktpadi për shfryerjen e epsheve seksuale para tjerëve.

I paraburgosuri I.Z. më datën 29 të muajit të kalur, rreth orës 15, është vetëkënaqur para vajzave në oborrin e shtëpisë së tij, e cila ka qenë në afërsi të shtëpisë ku ka jetuar njëra prej viktimave.
Dje, në prani të prindërve, mbrojtësit të të miturve dhe punonjësit social të Qendra për punë sociale nga Ohri vajzat dhanë deklaratë në polici.    

Për tre ditë, ky është rasti i dytë i arrestimit të një burri për vepër të njëjtë. Pardje ishte arrestuar drejtori i shkollës fillore në Demir Kapi, i cili gjithashtu kishte kënaqur nevojat e tij seksuale para dy djelmoshave. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button