Edhe një masakër e tmerrshme në Siri

Aktivistët civilë kanë transmetuar një tjetër video ku paraqitet një masakër tjetër mbi civilë, që është masakra e tretë për këtë javë. 13 punëtorë të një fabrike ishin nxjerrë me forcë nga një autobus dhe ishin ekzekutuar me gjakftohtësi në një fshat pranë Qusair, në Perëndim të vendit.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta, tha se çdo veprim ushtarak në Siri do të kërkojë mbështetjen e OKB-së. Ai tha se “unë nuk mund ta parashikoj”, përfshirjen ushtarake amerikane në Siri pa autorizimin e OKB-së.

Paneta i bëri këto deklarata deri sa po udhëtonte për në konferencën e mbrojtjes në Singapor, ku situata në Siri do të jetë një nderë temat që do të diskutohen.

Këto komentet Paneta i bëri pasi shumë vende dhe OKB-ja dënuan masakrën në qytetin sirian Houla që ndodhi të premten e kaluar ku u vranë më shumë se 100 persona, shumë nga ta fëmijë.

OKB tha se disa nga viktimat ishin vrarë nga granatimet, por se shumica ishin ekzekutuar.
Shefi i OKB Ban Ki-Moon dhe Sekretari i Jashtëm britanik Villiam Hejg paralajmëruan Sirinë që incidente e tilla mund të zhysin Sirinë në një “luftë civile”.
Qeveria siriane ka mohuar se forcat e saj janë përgjegjëse për vrasjet në Houla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button