Monedhat 10 dhe 50 denarë të letrës shkojnë në histori

Tërhiqen nga përdorimi paratë e letrës me vlerë 10 dhe 50 denarë. Nga dita e marte qytetarët do të mund t’i përdorin bankënotat e reja të plastikës në këto vlera. Kurse monedhat e letrës do të keni afat një vit për t’i ndërruar në bankat komerciale. Pas kësaj datë, këmbimi i parave mund të bëhet vetëm në Bankën Popullore të Maqedonisë.

Në Maqedoni për herë të parë hyjnë në treg paratë e plastikës. Me këtë, njoftojnë nga Banka Popullore, vendi do të bëhet pjesë e vendeve të cilat bankat qendrore veç se kanë filluar procesin për përdorimin e këtij lloji të monedhave të valutës nacionale.

Maqedonia iu bashkëngjit Australisë, e cila këto lloj bankënota i përdor qysh nga viti 1988. Të njëjtat përdorën edhe në Kanada, Britani të Madhe, Zelandë të Re, Maldive, Romani etj.

Dallimi mes bankënotave të letrës dhe këto plastike, është se materiali që përdorët për të dytat është më i fortë dhe më i qëndrueshëm, dhe nga Banka Popullore thonë se në krahasim me ato të letrës këto nuk dëmtohen dhe kanë jetëgjatësi më të madhe.

Ndryshe, bankënotat e letrës me vlerë 50 denarë janë në përdorim qysh nga viti 1993, kur u futën në përdorim edhe 20,100 dhe 500 denarë. Bankënotat 1000 dhe 5000 denarë hynë në përdorim në 1996. Ndërkaq sot përdoren bankënota të letrës me vlerë prej 100,200,500,1000 dhe 2000 denarë. Pesë mijëshja për shkak të mospërdorimit të saj u hoq në vitin 2016, kur hynë në treg 200 dhe 2000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button