8 orë për të dhënë ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për ish-ministrin Tahiri, i cili është në hetim për “Korrupsion pasiv” dhe “Trafikim narkotikësh, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Vendimi i gjyqtares Liljana Baku është dhënë pas rreth 8 orësh shqyrtim të dosjes “Tahiri”.

Burimet brenda Krimeve të Rënda thonë për “Panoramën” se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për ish-mimistrin, që la së fundmi edhe mandatin e deputetit.

Të njëjtat burime thonë se kërkesa është dorëzuar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte, ndërsa shqyrtimi i saj është bërë të shtunën nga gjyqtarja Liljana Baku. Me ndryshimet e Kodit Penal, kërkesa të tilla shqyrtohen jashtë seancave gjyqësore, transmeton Gazeta Express.

Në këtë mënyrë, gjyqtarja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për Saimir Tahirin.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, rruga ‘Kodra e Diellit’, pallati Nr. 3.”, shkruan një njoftim për mediat, i shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por çfarë ndodhi ditën e djeshme te Krimet e Rënda?

Dje rreth orës 09:30, gjyqtarja Liljana Baku ka shkuar në godinën e Gjykatës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më pas, në Gjykatë kanë shkuar edhe prokurorët e çështjes, Besim Hajarmataj, që ka udhëhequr hetimet për Tahirin, së bashku me Elisabeta Imerajn dhe Gentian Osmanin.

Përveç tyre, në Gjykatë është vënë re edhe prania dy zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, Aida Hajnajaj që mban postin e zv/drejtorit të Policisë dhe Eduard Merkaj.

Vendimi është marrë rreth orës 19:00 nga gjyqtarja Baku dhe më pas i është lajmëruar ish-ministrit Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button