Në Evrovizionin 2018 fitues shpallet Izraeli: më 2019-n do të këndohet në Jerusalem (VIDEO)

00:40 – Ka përfunduar edhe edicioni i 63-të i Evrovizion 2018 (Eurovision Song Contest 2018) që këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Portalb.mk. Fituese është Izraeli.

Ishin votat e publikut që këngëtaren Neta, me këngën “TOY” e bënë fituese të “Eurovision Song Contest 2018”, duke bërë që më vitin 2019 Evrovizioni të shkojë në Jerusalem (gjithsej 529 vota).

Mbrëmja finale i gjet edhe këngëtarët shqiptarë me vota dhe goxha lartë të ranguar.

Eleni Foureira, këngëtarja shqiptare që përfaqëson Qipron mori 253 vota nga publiku, duke u renditur e dyta (gjithsej 436 vota), Ermal Meta që përfaqësoi Italinë mori 249 vota nga publiku dhe u rendit i pesti (gjithsej 308 vota), e kurse Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shipërinë mori 54 vota nga publiku dhe është renditur në vendin 11-të (gjithsej 184 vota).

Në vendin e 3-të u rendit Austria me gjithsej 342 vota dhe në vendin 4-t Gjermania me gjithsej 304 vota.

Rangimi pa votat e publikut

11:50 – Tashmë edhe zyrtarisht janë mbyllur votimet për edicionin e sivjemë të Evrovizion 2018, njofton Portalb.mk.

11: 10 – Finalja e Eurovisionit mbyllet me performancën e Ermal Metës

Ermal Meta, shqiptari që po përfaqëson Italinë në Eurovision, mbylli finalen e kësaj gare me performancën e tij.

Ja edhe një pjesë e interpretimit “live” të Ermal Metës.

E parafundit në listën e performuesve ishte edhe Eleni Foureira, këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare që përfaqëson Qipron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button