Pak minuta larg finales së madhe, Eugent Bushpepa ka një kërkesë për ju!(FOTO+VIDEO)

Pak minuta na ndajnë nga finalja e madhe e ngjarjes më të madhe muzikore, Evrovizionit (Eurovision Song Contest 2018) që nis sonte, në ora 21:00, në Lisbonë, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar për mënyrën e votimit.

Ai ka i ka kujtuar ndjekësit e tij, se të gjithë që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse në natën finale të Evorvizion 2018, kanë të drejtë votimi për këngën “Mall” që interpretohet nga ai, e që sonte mban kodin 12.

“Të gjithë shtetet pjesëmarrëse në Evrovizion, mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 12 në numrat e telefonit sipas fotografive më poshtë. #vote12 #votemall #voteeugentbushpepa #allaboard 🤟”, ka shkruar Bushpepa.

Krahas Bushpepës, sonte në finale janë edhe dy shqiptarë të tjerë. Ermal Meta i cili përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP