Rritet numri i personave në QKUK të prekur nga alergjitë

Sa vjen e rritet numri i personave të prekur nga alergjitë e pranverës. Në Klinikën e Alergologjisë dhe Imunologjisë pranë QKUK-së, thonë se brenda ditës janë paraqitur deri në 78 pacientë me simptome të alergjisë.

Arlind Jupolli nga Prishtina, bashkë me djalin e tij kishte ardhur në Klinikën e Alergologjisë për të bërë testin e alergjisë, pasi që dyshonin se kishin alergji ndaj polenit, transmeton Gazeta Blic.

Testi i tyre rezultoi të jetë pozitivë, ndonëse ata probleme të tilla kishin edhe më parë.
Teshtima, rrjedhje të hundëve e kruajre të syve ishin disa nga simptomat me të cilat po manifestohej alergjia tek Jupolli dhe djali i tij.

Për dallim nga Jupolli i cili ka alergji në polen, Fikrie Ademi nga Prishtina po ballafaqohet me simptoma alergjike për shkak të përdorimit të një medikamenti për heqjen e dhëmbëve.

Ajo për KosovaPress po ashtu tha se ajo asnjëherë më parë nuk ka pasur simptoma të alergjive e aq më pak të atyre me medikamente medicinale.

Se numri i prekurve nga alergjitë është shtuar e thotë edhe alergologia në Klinikën e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, Bardha Selmanaj Bislimi, e cila ka bërë të ditur se për 15 për qind këtë vit është rritur numri i pacientëve me alergji.

Tutje ajo shton se si pasojë e kushteve klimatike sivjet edhe simptomat e alergjisë janë më të fuqishme.

Doktoresha e kësaj klinike thotë se gjatë kësaj periudhe brenda ditës klinikën e Alergologjinë e kanë frekuentuar deri në 80 persona, ku prej tyre 90 për qind kanë rezultuar se kanë probleme me alergji.

Sipas saj, këtë vit përveç lotimit të syve, teshtimave, kruarjve të veshëve, kollitjes, alergjitë po manifestohen edhe me asmë bronkiale.

Kurse, më të prekur nga alergjitë sezonale të pranverës janë fëmijët dhe adoleshentët.

Ajo ka këshilluar të gjithë qytetarët e Kosovës që nëse i kanë këto simptome të lartë cekura të drejtohen në institutin B, pranë Klinikës Alergologjisë dhe Imunologjisë për të kryer testin e alergjisë me qëllim që të marrin trajtimin mjekësor me kohë.

Sezoni e alergjive nis nga muaji mars, por shtimi i numrit të pacientëve të prekur nga alergjia sipas alergologëve po ndodhë për shkak të temperaturave të larta që mbretëruan në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button