MPB konfirmon, një personi nga Strumica u sulmua në prani të Çavkovit

Ministria e punëve të brendshme ka konfirmuar ngjarjen të cilën një person nga Strumica e paraqiti mbrëmë, që ishte sulmuar nga katër persona, me të cilët ishte edhe ish ministri i brendshëm, Mitko Çavkov, në restorantin “Podgotski an” në fshatin Gabrovë.

MPB konfirmoi se mbrëmë në orën 18 e 40 në stacionin policor në Novo Selo, V.S.(44) nga Strumica ka lajmëruar se në të njejtën dit është sulmuar fizikisht nga katër persona në një restorant në fshatin Gabrovë, mes të cilëve ka qenë edhe Çavkov.

“Ata e kanë sulmuar me duar në pjesën e prapme të kokës dhe shpinës dhe kanë kërkuar nga ai që të ju tregon fjalëkalimin e telefonit. Pas një kohe të shkurtër, nga tarraca e objektit, sulmuesit e kanë futur personin në hapësirat e brendshme dhe sërish iu kanë kërcënuar dhe e kanë goditur. Pasi që ju ka treguar fjalëkalimin ata e kanë lëshuar të del jashtë dhe më pas të largohet. Para se të largohen, te V.S. është afruar M.Ç., i cili ishte i ulur në një tavolinë me sulmuesit, dhe e ka pyetur se çfarë ke kundër meje”, njoftojnë nga MPB për këtë rast.

Më  datë 23 të muajit të kaluar Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 ka pranuar garancinë e pasurisë së patundshme të ish ministrit Çavkov dhe ia hoqi masën e paraburgimit. Më pas i është marrë dokumenti i udhëtimi dhe i është caktuar obligim qe ai një herë në javë të paraqitet në gjykatë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button