Tetovë, mbeturinat dërgohen në deponi me tupanë dasme! (VIDEO)

Disa organizata joqeveritare të qytetit të Tetovës nën organizmin e “Rotary Club” u mblodhën në një aksion mjaft kreativ për pastrimin e qytetit, njofton Portalb.mk.

Sipas organizatores së ngjarjes Elmedina Abdullai, ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe deri më tani është njëri prej organizimeve më të përfshira pasi ka marrë përkrahje të madhe nga shumë organizata joqeveritare të qytetit të Tetovës.

Elmedina Abdullai
Elmedina Abdullai

“Është organizuar nga Klubi Rotorin i Tetovës, në fakt ky aksion mbahet ne 13 qytete të Maqedonisë, me një moto “të gjithë për një ardhmëri të më të pastër” por ajo që na dallon neve nga qytete e tjera është se kemi përkrahje nga të gjitha organizatat joqeveritare në Tetovë si Nëna dhe Fëmija, Eco Guerilla, Qendra LOJA, Unioni i shkollave të mesme të Tetovës dhe është një organizim më i përfshiri deri më tani në Tetovë që pasi të gjithë njëzëri i janë bashkuar aksionit dhe kjo tregon se ka shpresa dhe ardhmëri për këtë qytet. Kemi një mesazh për autoritete dhe për të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë gjendje në Tetovë, nëse ka vullnet dhe ka dëshirë gjithmonë ka zgjidhje, mos na lini të jetojmë në bërllok”, deklaroi Elmedina Abdullai.

Në qendër të qytetit të Tetovës përveç pastrimit, është mbajtur edhe një protestë simbolike, ndërsa aktivitete të tilla do të vazhdojnë të organizohen në të ardhmen me mbështetjen e të gjitha organizatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button