Sot dhe nesër në Shkup mbahet Festivali i luleve “Në ngjyrat e ylberit”

Sot dhe nesër (12 dhe 13 maj 2018) në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit do të mbahet Festivali i pestë i Luleve të Shkupit, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe i organizuar nga NP “Parqe dhe gjelbërimi”, njofton Qyteti i Shkupit.

Këtë vit motoja e festivalit është “Në ngjyrat e ylberit”.

Gjatë dy ditëve të festivalit, vizitorët në Parkun e Qytetit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete tërë ditore që i ofron programi, të shikojnë lloje të ndryshme të luleve dhe aranzhime lulesh, të ndjekin shou shfaqje me magjistarë, të ushtrojnë joga dhe zumba në ambient të hapur, të dëgjojnë muzikë dhe të kalojnë momente të këndshme me të dashurit.

Festivali i pestë i Luleve të Shkupit synon t’i bashkojë më një vend të gjithë dashamirët e luleve dhe natyrës, artistët, fëmijët dhe nxënësit të cilët do të shprehin shkathtësinë e tyre me lule, zbukurime dhe dizajn, për të promovuar kultivimin dhe rritjen e luleve para qytetarëve, për t’u përfshirë në punëtori dhe për të mësuar diçka më shumë rreth luleve, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në këtë manifestim, sivjet do të prezantohen 40 ekspozues të luleve dhe firma për kopshtari dhe rregullim peizazhi, institucione dhe organizata joqeveritare në fushën e ekologjisë.

Festivali për vizitorë do të jetë i hapur deri në orën 18:00 të dielën (13 maj 2018).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button