Agjencia e Inteligjencës: Maqedonia vitin e kaluar ka qenë cak i kërcënimeve hibride

Maqedonia vitin e kaluar ka qen cak i kërcënimeve hibride në disa momente kyçe, posaçërisht gjatë ndërrimit të pushtetit dhe marrëdhënieve me fqinjët, shkruan në raportin vjetor të Agjencisë  së Inteligjencës së Republikës së Maqedonisë (AIRM), përcjell Portalb.mk. 

Raporti i cili në mars të 2018 ishte prezantuar para komisionit Kuvendor për mbikëqyrje të DSK-së, tani është edhe në ueb faqen e AIRM-së.

Prioritetet e kundërzbulimit ishin të fokusuara kah detektimi dhe zbulimi i ndikimit destruktiv nga fuqi të jashtme, të cilat përmes instalimeve mediatiko- politike në Maqedoni dhe në rajon, janë munduar të ndikojnë mbi perceptimet e qytetarëve me projektimin e narrativeve anti perëndim ( kundër NATO-s dhe BE-së), theksoi Agjencia.

Në fokus të kundërzbulimeve vitin e kaluar kanë qenë migrimi ilegal, radikalizmi fetar, terrorizmi ndërkombëtar, krimi I organizuar si dhe interesat ekonomike dhe të sigurisë.

Agjencia e Intelegjencës së Republikës së Maqedonisë (AIRM) për herë të parë nga themelimi i saj e ka prezantuar raportin për punën e institucionit.

Të dhënat të cilat janë vendosur në dokument janë të deklasifikuara, me çka është përkushtuar vëmendje për dispozitat në ligjin për informata të klasifikuara.

Agjencia e Intelegjencës tregon se çfarë ka punuar gjatë vitit 2017 (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button