“Deri në 2030 jashtë shkollave mund të mbeten 400 milionë fëmijë”

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Edukim Global dhe ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Brown tha se 260 milionë fëmijë në gjithë botën nuk arrijnë të shkojnë në shkollë dhe nëse vazhdojnë trendet aktuale atëherë në vitin 2030, 400 milionë fëmijë mbi moshën 11 vjeçare nuk do të mund të arsimohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Brown në një konferencë për media në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së njoftoi se 11.5 milionë të rinj kanë mbledhur nënshkrime për themelimin e një sistemi ndërkombëtar financiar për mbështetjen e edukimit dhe për parandalimin e punës dhe martesave në moshën fëmijërore si dhe për parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

Ai me këtë rast theksoi nevojën e mbështetjes së këtyre thirrjeve.

Duke vënë në dukje se çdo fëmijë ka të drejtën e shkollimit dhe se duhet të shkojë në shkollë, Brown thotë se bota po përbllet me një krizë të edukimit.

“Në gjithë botën 260 milionë fëmijë nuk arrijnë të shkojnë në shkollë. Nëse vazhdojnë trendet aktuale, në vitin 2030, 400 milionë fëmijë mbi moshën 11 vjeçare nuk do të mund të arsimohen dhe gjysma e fëmijëve të moshës shkollore, pra 800 milionë nuk do të arrijnë të marrin edukim cilësor”, shton ai.

Brown u shpreh se gjysma e fëmijëve të moshës shkollore nuk edukohen në nivelin e duhur dhe se disa prej tyre madje nuk dinë as shkrim-lexim. Ai thotë se në rajonet konfliktuale ndodhen 75 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë dhe se 10 milionë prej tyre janë në statusin e emigrantit.

750 milionë të rritur nuk dinë shkrim-lexim

Brown nënvizon se 750 milionë të rritur në botë, dy të tretat prej tyre gra, nuk dinë shkrim-lexim, duke bërë thirrje për krijimin e një sistemi ndërkombëtar financiar për edukimin dhe për të bërë investime në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP