Maqedoni, mbi 10.000 aksidente trafiku në vit zgjidhen me raport Evropian

Mes 10 dhe 16 mijë aksidente trafiku në vit në Maqedoni këto gjashtë vitet e fundit zgjidhen përmes raportit Evropian. Numri i aksidenteve të zgjidhura me këtë mënyrë çdo vit po shënon rritje, tregojnë statistikat nga Zyra nacionale për sigurim, përcjell Portalb.mk.

Raporti Evropian mbushet në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale dhe atë e mbushin vet pjesëmarrësit në aksidentin e trafikut. Raporti Evropian, nuk mbushet dhe nuk nënshkruhet në rast se në aksident ka të lënduar, të vdekur apo është shkaktuar ndonjë dëm më i madh material.

Shoferët të cilët marrin pjesë në aksidentin rrugor, të cilët e kanë mbushur dhe nënshkruar raportit Evropian, nuk janë të detyruar për të njëjtën ta njoftojnë Ministrinë e punëve të brendshme.

Siç njoftojnë nga Zyra nacionale për sigurim, mes përfitimeve nga shfrytëzimi i raportit Evropian janë zvogëlimi i trafikut pas ndonjë aksidenti me dëm të vogël material, zhvillim më i sigurt i komunikacionit, dëmshpërblim më i shpjet dhe efikas të të dyja palëve, më pak procedura administrative, kursim i kohës dhe parave dhe zvogëlim i mundësisë për sanksione shtesë.

Në Maqedoni raporti Evropian është sjellë nga viti 2005, por që nga viti 2010 ka filluar të aplikohet më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button