SHBA do ta hap ambasadën e saj në Kuds më 14 maj

 Pas vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës së këtij vendi në Izrael nga Tel Avivi në Kuds, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se ndërtesa e ambasadës në Kuds do të hapet zyrtarisht më 14 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne si Departament i Shtetit jemi krenar për faktin se më 14 maj do të hapet ndërtesa e ambasadës sonë në Kuds. Ky proces do të kryesohet nga ambasadori David M. Friedman, kurse delegacioni do të kryesohet nga zëvendës sekretari i Jashtëm, John Sullivan, sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe këshilltarëve Hared Kushner dhe Ivanka Trump”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Më tej gjithashtu theksohet se me këtë rast do të mbahen takime mes Zëvendës sekretarit Sullivan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Më herët u njoftua se do të vendosen shenjat për ambasadën amerikane në Kuds.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Arikat u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të shtetit, diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të bojkotojnë hapjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds.

Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë më 6 dhjetor 2017, pati deklaruar se e njeh Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button