Salah: Ky është vetëm fillimi im në Liverpool

Futbollisti i shkëlqyeshëm egjiptian, Mohamed Salah, për mediat britanike deklaroi se sezoni i mrekullueshëm të cilit ngadalë po i vjen fundi, është vetëm fillimi i tij në Liverpool, me çka në mënyrë indirekte i mohoi thashethemet për kalimin e tij të mundshëm në Real Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Salah për shkak të paraqitjeve të tij superiore u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Angli, dhe të enjten në Londër, atij në mënyrë solemne iu dha çmimi i madh.

“Jam shumë i lumtur këtu, gjithçka është në rregull. Natyrisht, kam ambicie që lidhen me të ardhmen në Liverpool. Siç shihet, kemi pasur një sezon të shkëlqyeshëm, tani na pret finalja e Ligës së Kampionëve dhe jemi shumë të emocionuar. Ky është vetëm fillimi. Ky është sezoni im i parë këtu, si dhe për disa lojtarë të tjerë. Pra, ky është vetëm fillimi”, ka thënë Salah.

Megjithëse kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli ende nuk ka siguruar një vend në garën e elitës evropiane në sezonin e ardhshëm përmes Premier Ligës.

“Jemi të bindur se do të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në rrugën drejt finales, ne kemi fituar skuadra të mëdha si Manchester City dhe Roma. Duam të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm përmes Premier Ligës dhe pastaj edhe të triumfojmë në finale. Kundër Real Madridit do të luajmë për fitore”, përfundoi Salah.

Sulmuesi superior i përfaqësueses së Egjiptit në Liverpool erdhi verën e kaluar nga Roma për 42 milionë euro, që me bonuset mund të rritet në 50 milionë. Me klubin nga Anfield kontratë ka lidhur deri në verën e vitit 2022. Në sezonin e parë për “redsat” ai luajti 50 ndeshje dhe shënoi 43 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP