Duke e pritur Ramazanin

”O ju qe keni besuar, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem”. (El-Bekareh,183)

Është në prag Muaji i Bekuar i Ramazanit, Muaji që duhet të freskojë zemrat tona në këto kohë të trishta në të cilat gjithnjë e më shumë po shohim se njeriu po e humbë vehten dhe familjen, gëzimin dhe lumturinë, miqësinë dhe dashurinë. Cdokund jemi të rrethuar me dhembje e shqetësime, njerëzit gjithnjë e më shumë po tëhuajsohen, frika dhe dyshimi po i izolojnë nga njëri tjetri. Në gjendje të atillë,njerëzit po harojnë se besimi dhe feja janë vetë jeta, se besimi dhe feja nuk guxojnë  të konceptohen si detyrim.

Pra, jemi në prag të muajit të gëzimit,lumturisë dhe dashurisë, jemi në prag të muajit në të cilin ne duhet të jetojmë në harmoni me vehten dhe me të tjerët, por mbi të gjitha duhet të jetojmë në harmoni me Zotin e të dëshmojmë që jeta jonë nuk është e pakuptimtë, se mendja dhe trupi ynë nuk lodhen e nuk mundohen nga agjërimi të cilin do ia kushtojmë ekskluzivisht Krijuesit tonë.Përkundrazi, në këtë muaj të shenjtë që po afrohet, ne më intensivisht do e bëjmë atë që një besimtar musliman, në fakt, duhet t’a bën gjatë tërë vitit, pra do e dëshmojmë se dijmë të dallojmë të keqen nga e mira, do e dëshmojmë ngadhënjimin e të vërtetës nga mashtrimi.

Sëkëndejmi, Ramazani, ky muaj i shenjtë, përveç  që duhet të jetë I plotësuar me ibadete të sinqerta që do ia kushtojmë Zotit, duhet  në çdo çast të jetë përkujtues i fjalëve të para Kur’anore, që thonë “Lexo, në emër të Zotit tënd i Cili të ka krijuar”.Duke i përkujtuar ato fjalë ne do jemi në gjendje të përmbushim vehten dhe të tjerët me mirësi sepse, të ditur e të informuar drejtë, duke iu kushtuar Zotit me shpirtin dhe me trupin tonë, ne do i këputim prangat që na mbajnë në erësirën e luftës së pakuptimtë pas të mirave materiale, do i mundim dyshimin dhe frikën.Duke e fisnkëruar shpirtin tonë me agjërim, ne do dëshmojmë se qëllimi i jetës tonë nuk është shkëlqimi i rrejshëm i kësaj bote, do e largojmë smirën dhe xhelozinë  e do e afrojmë dashurinë

Mjerisht, jo pakë herë, në të kaluarën,  pikërisht në muajin e Ramazanit në të cilin duhet të sundojnë qetësia dhe kënaqësia, ka ndodhur të shpërthejnë gënjeshtrat dhe shpifjet,përgojimet dhe akuzat e ndersjella, sharjet e ofendimet, dukuri e veti këto të cilat jo vetëm që e shqetësojnë agjëruesin, ato ,në fakt, e prishin agjërimin.

Sidoqoftë, në përputhje të plotë me udhëzimet Kur’anore,të gjithë ne duhet të përpiqemi dhe të bëjmë çdo gjë që është brënda mundësive tona për të merituar kënaqësinë e Allahut. Nëse zemrat tona janë të mbushura me besim të sinqertë, s’ka dyshim se qetësinë dhe bukurinë e ibadeteve tona nuk do mund t’i dëmtojë askush sepse ato janë të mbrojtura nga vetë Krijuesi të Cilit i kushtohen.

Gjithsesi, agjëruesi i sinqertë,, besimtari që mbështetje dhe prehje kërkon te Zoti, reflekton maturi dhe qetësi, dashuri dhe solidaritet, ai është rrugës për të gjetur dritën e të largojë erësirën, rrugët e njeriut të këtillë do hapen nga  mirësia dhe mëshira e Sundimtarit të Botërave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button