Paralajmërohet hapja katër këndeve të reja fëmijësh në Gostivar, ndërsa në gjashtë kënde vendosen rekuizite  

Sot filloi vendosja e rekuizitave të reja në këndin e fëmijëve përballë Gjyqit në Gostivar, ndërsa në vijim,  rekuizite do të vendosen edhe në pesë lokacione tjera.

Katër prej gjithsej gjashtë lokacioneve ku do të vendosen rekuizite, janë kënde të reja  fëmijësh, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë ekzistuar prej më herët dhe tani rekuizitat e vjetra do të  zëvendësohen me rekuizita të reja.

Kënde fëmijësh hapen përballë Gjyqit, te kompleksi i banesave kolektive në lagjen Maleardi, te kompleksi i ndërtesave përballë tregut të madh të qytetit dhe në oborrin e Shkollës fillore “Faik Konica” – Debresh.

Rekuizitat e vjetërsuar do të zëvendësohen me të reja në dy çerdhet e fëmijëve në qytet, ku do të rregullohet edhe infrastruktura për rreth tyre.

Për rregullimin e këndeve të fëmijëve Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj rreth 2,3 milion denarë, ndërsa punët  pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button