Saraçini: S’di pse dështoi tenderi për OHIS

Si qeveri qëndrojmë fortë pas qëndrimit se duhet të gjejmë zgjidhje afatgjate për OHIS, tha Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini në lidhje me tenderin e dështuar për shitjen e OHIS.

“Nuk prisja se nuk do të kemi oferta për shitjen e OHIS, sepse si qeveri kemi bërë mjaftueshëm për ta përgatitur dokumentacionin e tenderit e cila do të jetë në pajtim me sindikatën, të punësuarit dhe investitorët. Kemi pasur kontakte me investitorët potencial deri para dhjetë ditësh, por a e kthyen mendjen për shkak të numrit të të punësuarve, greva apo dorëheqja e drejtorit vetëm një javë para se të kalon afati i fundit për dërgimin e ofertave, ose bëhet fjalë për tjetër arsye. Sidoqoftë, rezultati final është i njohur” tha Saraçini.

Sipas Saraçinit ekziston shpresa që të punësuarit nuk do të lëren në baltë, ndërsa për këtë Qeveria në njërën prej seancave do të emëron drejtor të ri të OHIS-it.

Ministri i ekonomisë  tha që rrogat tjera me vlerë prej 15 milion denarë do të paguhen deri më 30 qershor pas rebalancit të buxhetit.

Afati i fundit për tenderët e blerjes së OHIS-it me çmimin fillestar prej 14.000 euro kaloi dje, parimisht ishte paraqitur interes prej dy kompanive bullgare dhe një kompanie maqedonase por asnjëra nga ato nuk paraqiti ofertë për blerje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button