Një ditë para takimit në Greqi, Dimitrov: Duhet të dëshmojmë se jemi evropianë

Në konferencën “E ardhmja e Evropës”, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se Evropa është sinonim i së ardhmes për të gjitha vendet kandidate. Ai theksoi se pikërisht përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, ashtu si ajo rreth emrit dëshmojnë se sa evropianë jemi.

“Mendoj se do të kishte kuptim ta shfrytëzonim perspektivën evropiane për Ballkanin, në këtë drejtim t’i zgjidhim çështjet, t’iu tregojmë të gjithë vendeve-anëtare se popujt e Ballkanit janë po aq evropianë”, tha Dimitrov, transmeton Alsat-m.

Kjo deklaratë e Dimitrovit vjen një ditë para raundit të negociatave për emrin mes kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së, në Athinë dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe Greqisë, Nikos Koxias bashkë me homologët nga rajoni diskutuan rreth të ardhmes së Evropës.

Zaev dhe Cipras me 17 maj do të kërkojnë zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button