BE dhe Irani do të diskutojnë mbi vendimin e Trump-it

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe (E3) me ministrin e Jashtëm të Iranit, Xhevad Zarif do të diskutojnë në lidhje me vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë e BE-së, Federica Mogherini, në një deklaratë tha se më 15 maj Brukseli do të jetë nikoqir i takimit në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit dhe të homologëve të tij nga shtetet E3.

Në takim do të diskutohet për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore.

Më 8 maj presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi se shteti i tij do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e arritur në mes të Iranit dhe shteteve P5+1.

Pas vendimit të Trumpit, Departamenti Amerikan i Thesarit bëri të ditur se pakoja e parë e sanksioneve ndaj Iranit do të hyjë në fuqi më 6 gusht ndërsa pakoja e dytë më 4 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button