Çështja e emrit, Zaev: Pres mbështetje nga opozita

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot deklaroi se është shumë mirë që janë bërë hapa përpara në lidhje me kontestin e emrit të Maqedonisë. Ai gjatë vizitës së tij në Ohër dha shpresë se për atë që ka mbetur në fund dhe që është shumë serioze dhe e rëndësishme, do të gjendet zgjidhje që do t’i respektojë të dy vendet dhe identitetin e qytetarëve. Ai përsëriti se Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar në proces, por pret mbështetje edhe nga opozita, transmeton Portalb.mk.

“Unë dua që pozita dhe opozita maqedonase së bashku të veprojnë për këtë çështje të ndjeshme. Besoj se të gjithë presim që t’ju garantojmë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe me atë  të bëhemi të fortë që të gjejmë zgjidhje të mençur pas të cilës do të qëndronin të gjithë liderët e shtetit”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button