Deputeti Sela dha garancion shtëpinë, arrihet shuma e nevojshme për lirimin e Abdylfetait (FOTO)

Deputeti dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dhënë për garancion shtëpinë e tij për heqje të masës së paraburgimit dhe caktimin e masës për siguri të pranisë – garanci të pasurisë së patundshme, për siç njihet në opinion “shpëtimtari i Selës”, Abdylfeta Alimi i cili e shoqëroi Selën pas sulmit që i bënë më 27 prill të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Abdylfeta Alimit, Burimi.

“Tashmë është arritur shuma e kërkuar për garancion, falemnderit kryetar”, ka shkruar Burimi në fejsbuk.

Arsyeja e dhënies së shtëpisë së Selës nën garancion, erdhi pasi që vlera e shtëpisë së Alimit nuk e plotësonte shumën e nevojshme. Pasi që të dy dorëzuan shtëpitë, hapet rruga që Abdylfeta Alimit t’i hiqet masa e paraburgimit.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Alimit pritet t’i caktohet masa e kujdesit, respektivisht t’i merret dokumentacioni i udhëtimit, t’i merret e drejta për dalje nga shteti, t’i caktohet ndalesë për nxjerrje të dokumentacionit të ri dhe detyrim për paraqitjen në gjykatë njëherë në javë.

Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button