Të shtëna në Rudarë të Mitrovicës, katër të plagosur

Një ushtar i KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë, njoftohet të jenë plagosur gjatë aksionit të KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë të vendosur nga serbët lokalë.

Aksioni në fjalë është përcjellë me tensione.

Agjencia Reuters, duke iu referuar zëdhënësit Uve Novicki, njofton  për një ushtar të plagosur nga Forca e KFOR-it. Milena Cvetkoviq, mjeke në qendrën spitalore në Mitrovicë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “tre serbë janë plagosur nga të shtënat me armë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë”.

Që nga orët e hershme, njësi të KFOR-it, paqeruajtës amerikanë, kanë përdorur makinerin e rëndë dhe eskavatorët me qëllim të heqjes së barrikadës në Rudarë.

Por, me të nisur aksionin, strukturat paralele të pushtetit serb kishin lëshuar alarmet, me çka i sinjalizuan banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngritur.

Nga ai moment, diku rreth orës 8:30 të mëngjesit situata përshkruhet e tensionuar.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve.

Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka përfshirë në aksion edhe helikopterët./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button