Filipçe: Specialistët privat do të marrin rrogë në qershor

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se specialistët privat, të regjistruar në konkursin e janarit të vitit 2018, nga qershori do të marrin rrogë, transmeton Portalb.mk.

Gjenerata e re e specialistëve privat kërkoi trajtim të njëjtë me të gjithë specialistët deri në sjelljen e vendimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë për të gjithë.

“Për ne mjekët e specializimit privat, çdo ditë e kaluar pa rrogë paraqet frustrim”, theksuan specialistët privat të cilët sot mbajtën konferencë për media para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ishte i pranishëm në press konferencë theksoi se specialistët nuk do të punojnë më pa para.

“Ju jeni pjesa më kreative e shoqërisë tonë, ju duhet të qëndroni në vend, ju jeni e ardhmja e shëndetit dhe mjekësisë tonë”, u tha Filipçe specialistëve.

“Nëse ndonjë specialist privat punësohet në institucion shtetëror, ai e ndërmerr specializimin”, tha Filipçe.

Ai theksoi se në ligj ka kushte të çuditshme për specialistët për shuma të larta të dënimeve nëse heqin dorë nga specializimi, duke theksuar se Qeveria do të punojë për heqjen e atyre kushteve.

“Kushtet e tanishme të specialistëve do të ndryshohen”, tha ministri i Shëndetësisë.

Specializantët privat me letër të hapur deri te Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button