Selena u nda nga Justini për këtë arsye

Dashuria dhe romanca mes tyre filloi që në moshë të vogël, por ashtu si çdo lidhje pati krizat e saj dhe për fat të keq nuk u mbijetoi dot pavarësisht se fansat ishin të “çmendur” dhe tepër të lumtur për ta, shkruan Class.

Selena Gomez dhe Justin Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre përfundimisht në muajin Mars, pavarësisht se dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por një burim pranë Selenës ka treguar për prestigjozen ‘Us Weekly’ se  ajo i dha fund marrëdhënies me Justin, pasi familja dhe miqtë e saj nuk ishin dakort për këtë lidhje dhe ajo ndihej shumë keq për këtë gjë.

“Selena nisi të reflektojë se cilat gjëra ishin më të rëndësishme për të: aprovimi i miqve dhe familjes apo lidhja me Justin, duke mos e pasur përkrahjen e askujt. Pasi mendoi këtë, ajo u ndje keq dhe mori vendimin t’i japë fund romancës me këngëtarin, për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj”- ka shtuar më tej burimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP