Izraeli ka kryer sulme me tanke dhe ajrore në jug të Sirisë

Izraeli ka kryer sulme me tanke dhe ajrore në rajonet Baas dhe Hadar të Kunejtra-s në jug të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet lokale në Kunejtra mësohet se forcat izraelite nga rajoni Golan që mbajnë nën okupim kanë kryer të shtëna me tank në rajonet Baas dhe Hadar të Kunejtra-s në jug të Sirisë, të cilat ndodhen në kontrollin e regjimit të Asadit.

Pas kundërpërgjigjes nga forcat e regjimit me raketahedhëse, avionët izraelitë kanë kryer sulme të papritura në zonat përreth rajonit Baas dhe në Tel Ahmar, në periferi të qytetit Kunejtra.

Një zyrtar nga zyra për shtyp e ushtrisë së Izraelit në përgjigje të pyetjes nga gazetari i AA-së është shprehur: “Mund të them se sirenat funksionojnë, por nuk mund të them arsyen. Ende nuk e di”.

Ndërkohë zyrtari nuk ka bërë komente edhe në lidhje me sulmin me tanke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button