Anëtarësimi në OKB, Bjornstad: Nëse Rusia e pengon Kosovën, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd Arne Sanes Bjornstad ka komentuar deklaratën e kryetarit të Serbisë Alekksandar Vuçiq dhe të atij rus Vladimin Putin se “Rusia ka forcë në OKB që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në të”, transmeton Koha.net .

“Duket pyetje interesante pse do ta bënte Rusia këtë për t’i krijuar kështu pengesa serioze Serbisë për t’ua anëtarësuar në Bashkimin Europian”, citon “danas” të ketë thënë ai.

„Normalizimi i marrëdhënieve me të gjithë fqinjët është kusht për anëtarësim në BE. E a është “normalizim” me Kosovën nëse Serbia edhe më tej punon në pengimin për anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”? , është pyetur ai,

“Në këtë duhet të përgjigjet BE. Çështja tjetër është se çfarë do ta shtynte Kosovën që të dëshirojë bisedime për marrëveshjen detyruese juridike për “normalizim”. Madje, edhe pa anëtarësim në BE, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin e Serbisë, përfshirë edhe mundësinë për tregti e investime që do të hapej. Nuk mendoj të jetë vënë pikë në këtë temë. Serbia dhe Kosova janë ato që vendosin ç’lloj normalizimi duan dhe çfarë dëshirojnë të nënshkruajnë si detyrime të veta ligjore”, ka përfunduar ambasadori norvegjez Bjornstad, transmeton Koha.net .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button