Likuiduesin Andon Qose e zëvendësoi druri xhinko – simbol për të drejtat e njeriut (FOTO)

Në vendin ku ka qenë i vendosur përmendorja e personalitet kontrovers historik, apo i njohur si likuidues i VMRO-së. Andon Qoses, është mbjellë një dru i llojit xhinko, si simbol për të drejtat e njeriut. Në afërsi të drurit është vendosur një pllakatë ku është i shkruar neni 10 nga Deklarata për të Drejtat e Njeriut nga Kombet e Bashkuara, njofton Portalb.mk.

Për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, largimi i përmendores, e cila ka qenë ndërtim pa leje dhe në vend të saj mbjellja e drurit xhinko është porosi deri se çdo qytetar ka të drejtë për gjykim të drejtë.

“Vendosja e përmendores së këtij njeriut përpara gjykatës u mor si porosi për dëgjueshmëri partiake të gjykatësve ndaj pushtetit të atëhershëm. Por, largimi i asaj përmendores dhe mbjellja e drurit të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut është simbol i respektimit të ligjshmërisë dhe drejtësisë. Druri që e ndërron ndërtimin pa leje është i llojit xhinko që është simbol i të drejtave të njeriut gjithandej. Mu për atë, në afërsi të drurit është vendosur pllakatë e cila është dhuruar nga qyteti Ninberg, e cila rikujton se çdokush prej nesh ka të drejtë për gjykim të drejt përpara gjykatës së pavarur dhe të paanshme që është e paraparë në Deklaratën universale për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara”, tha kryetari Shilegov.

Në ngjarje kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i MPJ-së së Gjermanisë për Çështje Evropiane, Mihael Roth, i cili rikujtoi në deklaratën e Martin Luterkingut se “nëse do ta dinte se nesër do të shkatërrohej bota, do ta shfrytëzonte mundësinë që sot të mbjell dru”.

Ndryshe, druri xhinko është simbol i të drejtave të njeriut dhe është njëri prej drunjve që më së gjatë mbijeton. Në Hiroshimë, ku ishte gjuajtur bomba atomike në Luftën e Dytë Botërore, gjëja e parë që është rritur ka qenë druri xhinko.

Ndryshe, busti i Andon Qoses është larguar prej përpara tre muajve muaji dhe është dërguar në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit, pasi që sipas saj, është vendosur pa leje, transmeton Portalb.mk.

VMRO DPMNE-ja opozitare, e cila derisa ka qenë në pushtet e ka vendosur bustin, e ka dënuar aktin e largimit të përmendores së Qoses para gjykatës në Shkup. Në reagimin e partisë së Mickoskit thuhej se Qeveria e LSDM-së ngjason me talebanët në Afganistan dhe ISIS-in në Irak dhe Siri të cilët shkatërrojnë përmendore nga historia e Maqedonisë. Ai ka thënë po ashtu se, një ditë ajo përmendore do të vendoset në vendin ku i takon dhe se këta njerëz do të turpërohen me veprimet që po bëjnë sot.

LEXO: Lideri i VMRO-së, Mickoski thotë se do ta kthejë bustin e Qoses

Në ndërkohë, pas largimit të bustit të Qoses, në listën për dislokim, në radhë janë bustet e “Aleksandërit të Madh” në sheshin Maqedonia, portën “Maqedonia” dhe bustin e “Nënë Terezës”, ndërtimi i së cilës tanimë është ndaluar, si dhe busti i “Filipit të Dytë”. Në ekspertizë është edhe busti në sheshin VMRO, por edhe fasadat në qendrën e Shkupit.

Komisioni i shqyrton edhe procedurat për vendosjen e mbi 30 skulpturave, të cilët i kanë paraprirë projektit, ndërkaq janë vendosur në vitet 2008-2010.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov: Do të “prishet” projekti “Shkupi 2014”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button