Miranda Kerr dhe themeluesi i Snapchat bëhen prindër

Vetëm një vit pas martesës luksoze, supermodelja Miranda Kerr dhe biznesmeni Evan Spiegel u bënë prindër.

Modelja, më mirë e njohur për bashkëpunimin e ngushtë me markën “Victoria ‘s Secret”, ka lindur tri ditë më parë në një klinikë private në Los Angeles dhe në botë solli një djalë.

Sipas TMZ, çifti i famshëm vendosi ta pagëzoj me emrin e gjyshit të Evanit, Hart, transmeton Telegrafi.

Duket se çifti i famshëm ka dëshiruar t’i befasoj miqtë dhe familjarët, duke marrë parasysh se shumë media raportuan se dyshja po priste vajzë.

 Evan Spiegel dhe Miranda Kerr (Getty Images)

“Little Hart do të ketë një dhomë gjumi të bukur. Miranda ka shpenzuar tashmë rreth 250 mijë dollarë për të gjitha gjërat e nevojshme,” zbulon një burim për portalin “Life & Style”.

Miranda tashmë ka një djalë shtatë-vjeçar nga martesa me ish-burrin, aktorin holivudian, Orlando Bloom.

Modeli Miranda Kerr dhe miliarderi dhe bashkë-themeluesi i “Snapchat” Ivan Spegel janë së bashku që nga viti 2015.

Ata u martuan vitin e kaluar në maj, kur organizuan një martesë luksoze, ku ishin të pranishëm vetëm miqtë dhe familjarët. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button