Gjithçka që duhet të dini për vitaminat B

Nëse trupi do të ishte veturë, atëherë tetë vitaminat B – B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12 – do të ishin sikur ekipi i Formula 1. Si ekip, vitaminat e mbajnë motorin tuaj në gjendje të mirë duke i ndihmuar trupit ta shndërroj ushqimin në energji.

Të gjitha këto vitamina kanë një rol unik dhe janë tejet të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Sa shpesh duhet të përdor vitaminë B?

Vitaminat B duhet të merren çdo ditë përmes ushqimit, dhe nuk i gjeni aq shpesh në ushqimet e shpejta.

Si ta kuptoj nëse kam mungesë të vitaminës B?

Është paksa problem të kuptoni nëse keni mungesë të vitaminave B, pasi që simptomat dallojnë varësisht nga ajo se cila vitaminë specifike ju mungon. Megjithatë, skuqje e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, infeksionet, anemia, depresioni dhe ankthi të gjitha janë indikatorë.

Tiamini (vitamina B1)

Cilat janë përfitimet e kësaj vitamine? Ndryshe njohur si thamini, vitamina B1 kujdeset për sistemin tuaj nervor. Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë pjeshkat, orizi i kaftë, arrat, farat, asparagusi, mishi, mishi i derrit, tërshëra, etj.

Juve ju  nevojitet rreth 1mg të kësaj vitamina në ditë, sasi e cila është pothuajse ekuivalente me 100g fara luledielli.

Riboflavini (vitamina B2)

Vitamina B2 e rregullon metabolizmin dhe i mban flokët, sytë dhe lëkurën tuaj të duken të freskët.

Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë qumështi, jogurti, vezët, kërpudhat, spinaqi, bajamet, etj.

Synoni të merrni rreth 1.3mg të kësaj vitamine në ditë.

Niacini (vitamina B3)

Kjo vitaminë i rritë nivelet e kolesterolit të mirë (HDL-së) dhe i zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq (LDL-së), e gjithashtu e riparon ADN-në, e mbron lëkurën nga dëmet e diellit dhe e përmirëson funksionin e trurit.

Ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës B3 janë gjoksi i pulës, kërpudhat, tuna, etj.

Acidi pantotenik (vitamina B5)

Vitamina B5 njihet për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, për prodhimin e hormoneve të mira të seksit dhe stresit në gjëndrat adrenale, si dhe për mirëmbajtjen e sistemit tretës.

Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë farat e lulediellit, avokado, salmoni, etj.

Vitamina B6

Vitamina B6 ndihmon në krijimin e hemoglobinës – substancë në qelizat e kuqe të gjakut që e bartë oksigjenin rreth trupit. Pra, kjo vitaminë është esenciale për sistemin nervor, dhe përfshihet në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë B6 janë qumështi, rikota, salmoni, tuna, vezët, arrat, mishi, karotat, spinaqi, patatet e ëmbla, pjeshkat, bananet, avokado.

Biotini (vitamina B7)

Kjo vitaminë e ndihmon trupin ta përpunojë yndyrën dhe iu nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj vitamine, të cilën kryesisht mund ta gjeni në vezë, bajame, djathë, kërpudha, patate të ëmbla dhe spinaq.

Acidi folik (vitamina B9)

Nëse ndonjëherë keni qenë afër një gruaje shtatzënë, mund ta keni dëgjuar duke e përmendur acidin folik. Kjo sepse acidi folik i ndihmon trupit të prodhojë dhe t’i mirëmbajë qelizat e kuqe të gjakut.

Acidi folik gjendet në sasi të mëdha në asparagus, brokoli, okra, fruta citrikë dhe avokado.

Vitamina B12

Vitamina B12 ndihmon në trajtimin e pagjumësisë, në largimin e depresionit dhe e mbron shëndetin e zemrës.

B12-shi kryesisht gjenden në mish, peshk, ushqime të detit, ushqime të bulmetit dhe vezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP